Tifozët e zhgënjyer me Ronaldon

Futboll

Tifozët e zhgënjyer me Ronaldon

Më: 30 janar 2023 Në ora: 12:11
Tifozët e zhgënjyer me Ronaldon

Cristiano Ronaldo ende nuk ka shënuar golin e tij të parë zyrtar me skuadrën e Al Nassr dhe zhgënjimi po rritet pasi skuadra u eliminua në mesjavë nga Superkupa e Arabisë Saudite.

Duket se disa tifozë janë të zhgënjyer me atë që po ndodh me lojtarin portugez pasi kishin pritshmëri të larta me atë në krye të sulmit.

Pas humbjes 3:1 në finale, shihen disa tifozë të irrituar që shkelin fanellën e Cristiano Ronalods dhe fshijnë këmbët me të.

Në fakt, thuhet se tifozët që kryejnë këtë veprim janë të skuadrës kundërshtare.

Këto pamje janë bërë virale në rrjetet sociale, por nuk ka munguar as reagimi i tifozëve të Al Nassr, të cilët janë të zhgënjyer nga forma e portugezit.

Disa tifozë të Al Nassr nga zhgënjimi e hedhin në tokë fanellën, madje edhe duke e shkelur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat