​E papritur, Bayerni siguron shërbimet e yllit të Manchester Cityt

Futboll

​E papritur, Bayerni siguron shërbimet e yllit të Manchester Cityt

Më: 30 janar 2023 Në ora: 13:35
Joao Cancelo

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, do t'i bashkohet Bayern Munichut në formë huazimi.

Marrëveshja e huazimit të Cancelos ka të ngjarë të përfshijë një opsion blerjeje, me kampionët gjermanë që janë të etur për t’i siguruar për një kohë të gjatë shërbimet e 28 vjeçarit.

Ai ka humbur vendin e titullarit në ekipin e parë nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke dështuar të startojë në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Edhe lojtari tashmë mësohet se ka pranuar propozimin e gjigantit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat