Roma e merr vendimin e parë ndaj Zaniolos

Futboll

Roma e merr vendimin e parë ndaj Zaniolos

Më: 30 janar 2023 Në ora: 22:34
Zaniolo

Raportet mes Romës dhe Nicolo Zaniolos po vazhdojnë të përkeqësohen.

Italiani ka kërkuar të largohet në këtë afat kalimtar dimëror, por e refuzoi një ofertë nga Bournemouthi.

Klubi anglez ofroi 30 milionë euro, plus bonuset. Roma e pranoi ofertën, por Zaniolo jo. Ndërkaq, Milani u tërhoq nga gara për transferimin e tij.

Dhe, tani sipas “Sky Sport Italia”, ish-futbollisti i Interit është “bllokuar” nga Roma dhe nuk do të luajë më për këtë sezon.

Zaniolo nuk u stërvit me ekipin këtë të hënë dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, pasi u përball edhe me tifozët “ultras” të nervozuar të dielën mbrëma.

Tani, mediumi i lartpërmendur italian gjithashtu raporton se Roma e ka bërë të qartë se nuk do ta shesë Zaniolon për një ofertë më të ulët se ajo e bërë nga Bournemouth javën e kaluar, e cila ishte rreth 35-36 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Kësisoj, ai ose do të shihet për çmimin e kërkuar, ose do të mbetet te Roma, por jashtë planeve të Jose Mourinhos.

Gjithashtu ndaj 23-vjeçarit pritet të merren edhe disa masa disiplinore.

Kontrata e Nicolo Zaniolos me Romën skadon në qershor të vitit 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat