Ethet për këtë triumf janë ende shumë të forta

Futboll

Ethet për këtë triumf janë ende shumë të forta

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:15
Statuja e parë në botë e Lionel Messit

Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë në historinë e saj më 18 dhjetor 2022.

Sidoqoftë, ethet për këtë triumf janë ende shumë të forta dhe këtë e dëshmon një vepër arti e fundit, e inauguruar zyrtarisht pak ditë më parë.

Është statuja e parë në botë e Leo Messit me tre yjet botërorë. Skulptura ndodhet në Mar del Plata, qendra kryesore e turizmit bregdetar argjentinas, në Balneario 12 të Punta Mogotes. Mijëra vendas dhe vizitorë rreshtohen për të bërë një foto festive me kapitenin e derdhur në bronz të “Selección”.

Me peshë mbi 100 kilogramë, riprodhimi i ngazëllimit klasik të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” (thirrja e gjyshes Celia, teksa shikon qiellin) është bërë me fibra çimentoje dhe kërkoi tre muaj punë.

Autori i veprës, Victor Coluccio, theksoi se si statuja “u përfundua gjatë ndeshjeve të fundit të Kupës së Botës. Ylli i tretë u punua të nesërmen e finales kundër Francës”, pak orë pas triumfit të Albiceleste në Doha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat