Pioli: Do të marr vendimet që nevojiten

Futboll

Pioli: Do të marr vendimet që nevojiten

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:38
Pioli: Do të marr vendimet që nevojiten

Stefano Pioli ka thënë se diçka duhet të ndryshojë te Milan për ta ndaluar rënien që ka nisur.

Sassuolo e ka deklasuar Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Rezultati përfundimtar ka qenë 5-2. 

Trajneri i Milanit është shprehur se do të marrë vendimet e duhura. 

“Gjithçka që ka funksionuar gjatë dy viteve të fundit nuk po funksionon tani.

 Është e qartë se nëse doni të ndryshoni rezultate, duhet të ndryshoni diçka. Unë do të marr vendimet që nevojiten për të na sjellë më shumë kompaktësi, energji dhe ekuilibër më të mirë", ka thënë Pioli. 

“Unë jam duke menduar për shumë gjëra”. 

Aktualisht Milan gjendet në vendin e pestë në renditjen tabelare të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat