Skuka nxjerr portierin kundërshtar me të kuq

Futboll

Skuka nxjerr portierin kundërshtar me të kuq

Më: 31 janar 2023 Në ora: 23:13
Skuka nxjerr portierin kundërshtar me të kuq

Ish-sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, debutoi mbrëmjen e sotme me fanellën e Metz në Ligën e Dytë franceze.

Dibrani u hodh nga stoli në minutën e 83-të, në duelin ndaj Rodez që përfundoi me rezultatin 1:1.

Skuka zuri vendin e Maziz, ndërkohë që pak minuta në fushë i mjaftuan për t’u shndërruar në protagonist.

Teksa po lueshin sekondat e fundit të ndeshjes, sulmuesi shqiptar mori një top të gjatë teksa kaloi mjaft bukur portierin kundërshtar me parabol, por gardiani i portës së Rodezit ndërhyn ashpër për të ndalur Skukën, duke dalë nga fusha me karton të kuq.

Skuadra kundërshtare nuk kishte më zëvendësime në dispozicion, teksa në portë u fut një lojtarm gjithsesi, skuadra e Skukës  nuk arriti të shënojë gjatë kësaj goditjeje dënimi të rrezikshme dhe humb rastin për të realizuar golin e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat