Historia e portierit që mbeti vetëm në mjegull, loja u ndërpre

Futboll

Historia e portierit që mbeti vetëm në mjegull, loja u ndërpre

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:28
Historia e portierit që mbeti vetëm në mjegull, loja u ndërpre

Më 25 dhjetor 1937, ndodhi një nga ngjarjet më të pazakonta dhe më të kujtuara në historinë e futbollit.

Në atë vit, gjatë “Boxing Day” në Ligën Angleze (kur nuk ishte ende Premier League), Charlton dhe Chelsea u përballën me njëri-tjetrin në një duel ku u shfaq Samuel Bartram, portieri që mbeti i vetëm në mes të mjegullës dhe nuk e kuptoi kurrë që loja ishte ndërprerë.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në Charlton dhe u tërhoq në të njëjtin ekip 22 vjet më vonë me më shumë se 600 ndeshje të luajtura. Edhe pse është një legjendë, madje ka një statujë në ambientet e klubit, portieri mbahet mend për një ndeshje të pabesueshme kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Dueli, që do të luhej në vitin 1937, rrezikonte të pezullohej nga mjegulla e fortë. Gjyqtari e ndalonte lojën herë pas here për shkak të problemeve me dukshmërinë derisa vendosi ta pezullonte atë përgjithmonë.

Të gjithë përveç njërit, Sam Bartram nuk e mori vesh kurrë për vendimin e arbitrit dhe qëndroi në fushë derisa një punonjës i fushës e lajmëroi pas 15 minutash.

Vite më vonë, në autobiografinë e tij, Sam Bartram dha detaje të natës së pazakontë në të cilën mbeti i vetëm në ndeshjen kundër Chelseat. “Unë pashë gjithnjë e më pak lojtarë. Isha i sigurt se po dominonim lojën, por më dukej e qartë se nuk kishim shënuar gol, sepse shokët e skuadrës do të ishin kthyer në pozicionet e tyre mbrojtëse dhe unë do të kisha parë një prej tyre. Nuk u dëgjuan as britma festimi”, rrëfeu ai.

Ai kaloi rreth një çerek ore në lojë dhe një roje, i cili u habit kur e pa atë ende në një pozicion loje, e nxori jashtë.

“Pesëmbëdhjetë minuta më parë ndeshja u ndërpre. Stadiumi është krejtësisht bosh”, shpjegoj ai.

Me të mbërritur në dhomën e zhveshjes, shokët e tij të skuadrës u befasuan kur e panë atë duke u vonuar dhe talleshin kur mësuan historinë.

“Tashmë isha i habitur që ishim kaq dominues”, u tha duke qeshur.

Sam Bartram bëri debutimin e tij në moshën 20 vjeçare me fanellën e Charlton dhe luajti 623 ndeshje në 22 vjet . Ai doli në pension në moshën 42-vjeçare duke qenë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në klub dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi titullin e vetëm në historinë e tij FA Cup 1947. Për momentin ndodhet një statujë në ambientet e stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat