Disiplina pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi

Futboll

Disiplina pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:23
Disiplina pezullon trajnerin e Bylisit, e pëson edhe Kukësi

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet në lidhje me javën e fundit në futbollin shqiptar. Bie në sy pezullimi me dy ndeshje i trajnerit të Bylisit, Naxhi Shensoji për shkak të protestave ndaj vendimit të arbitrit në sfidën me Kastriotin. Sakaq, në vendimet e tjera të Disiplinës, e pëson edhe Kukësi që është gjobitur me shumën e 50.000 lekë për shkak të hedhjes së sendeve në fushën e lojës nga ana tifozerisë verilindore.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat