Mesfushori i kërkon falje shokëve dhe trajnerit

Futboll

Mesfushori i kërkon falje shokëve dhe trajnerit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:59
Sofyan Amrabat

Sofyan Amrabat, shtyu deri në orët e fundit të merkatos për t’u transferuar te Barcelona. Dëshira për të veshur fanellën e katalanasve, bëri që marokeni të harronte për një moment se ishte në pronësinë e Fiorentinës duke i anashkaluar në një mënyrë injoruese italianët.

Por, me akordin që nuk u arrit dhe me merkaton që tashmë është e mbyllur, Amrabat është rikthyer me këmbë në tokë. Ndaj, së fundmi mesfushori i ka kërkuar falje shokëve të skuadrës te Fiorentina si dhe trajnerit Vincenzo Italiano.

Në fakt, te klubi vjollcë janë treguar tejmase korrekt me mesfushorin dhe e kanë pranuar faljen e tij duke mbyllur çdo hapësirë për një frymë negative në ekip.

Kështu, Amrabat është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Italiano dhe do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Torinos në Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat