Llapi përgatitet special për Lirinë, synon kualifikimin 

Futboll

Llapi përgatitet special për Lirinë, synon kualifikimin 

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:56
Llapi

Llapi i Podujevës është gati për sfidën e Kupës së Kosovës. 

Fituesi i Kupës së Kosovës, do të përballet me Lirinë në Prizren.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, sot ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore dhe sipas tij, janë gati për përballjen e të shtunës.

“Bardhekaltrit përgatitjet për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kosovës i vijojnë në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Skuadra pas duelit të djeshëm miqësor ndaj Ulpianës, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në fushën sintetike në Lipjan dhe pritet t'i zhvilloj edhe dy-seanca stërvitore në këtë fushë për t'u ambientuar sa më mirë me fushën sintetike ku do të zhvillohet përballja ndaj Lirisë, të shtunën në Prizren.

Kryetrajneri Tahir Batatina me stafin e tij janë duke e përgatitur ekipin maksimalisht për këtë duel, e ku atmosfera dhe serioziteti në punë është në nivelin më të lartë”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat