Thiago Silva: Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku

Futboll

Thiago Silva: Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:22
Thiago Silva

Me një eksperiencë të madhe mbi supe dhe me një formë momentale fantastike, “shtylla” e mbrojtjes së Chelsea mendon se është ende herët për t’u larguar nga “blutë”.

Kontrat e 38-vjeçarit brazilian është gati të skadojë, por Silva ka pranuar se aktualisht është duke punuar me bordin e Chelsea për rinovimin e kontratës.

“Po flasim për rinovimin, gjithçka ndoshta do të ndodhë në ditët në vijim.

Synimi im dhe i klubit është që të vazhdojmë së bashku. E di që klubi ka nevojë për mua për momentin.

Ka një grup të rinjsh dhe me përvojën time mund të ndihmoj në këtë proces të rindërtimit të klubit.

Jam i gatshëm ta bëj. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”,- është shprehur veteran 38-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat