Bytyqi synon t`i fitojë kampionatin dhe Kupën me Olympiacosin

Futboll

Bytyqi synon t`i fitojë kampionatin dhe Kupën me Olympiacosin

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Bytyqi

Zymer Bytyqi synon që t`i fitojë kampionatin dhe Kupën e Greqisë me Olympiacosin.

Ai ka folur për faqen e klubit grek pas transferimit nga kampionati turk. 

“Ëndrra ime me Olympiacosin është që të fitoj kampionatin dhe Kupën e Greqisë, po ashtu të bëjmë mirë edhe në Evropë. Ndjehem shumë mirë që jam këtë.

Është një klub i madh me histori të mirë dhe fansa të shumë të mirë. Pra ndjehem shumë mirë”, ka thënë Bytyqi. 

“Jam lojtar krahu, më pëlqejnë situatat një më një. Më pëlqen të asistoj dhe të shënoj. Shpresoj t’i dal pasi e jap më të mirën aty”.

Bytyqi ka kaluar te klubi grek nga Konyaspor, ku këtë sezon ai lka luajtur njëzet e tri ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tri asistime.

Bytyqi gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ku është paraqitur gjashtëmbëdhjetë herë dhe ka realizuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat