Lojtari i vë vizën Juves pas largimit

Futboll

Lojtari i vë vizën Juves pas largimit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:30
Weston McKennie

Mesfushori amerikan Weston McKennie, pas largimit nga Juventus në merkaton e janarit, do të vijojë karrierën e tij te skuadra e Leeds, në Premier League.

Duke folur për “Sky Sports”, ai zbulon se kjo ka qenë ëndrra e jetës së tij, të luajë në Angli.

“Më vjen mirë që erdhi ky transferim në këtë moment të karrierës time, pasi doja të ndryshoja atmosferë.

Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, pasi kam ëndërruar gjithnjë të luaj në Premier League

“Jam shumë i lumtur. Merkato e janarit është shumë e shpejtë dhe kur mora vesh për interesimin e Leeds, isha shumë entuziast.

Këtu ka njerëz që i njoh si Tyler Adams, Brenden Aaronson apo Jesse Marsch dhe jam gati të nis nga puna”, tha McKennie.

“Kam dëgjuar që tifozeria këtu apo atmosfera janë të jashtëzakonshme.

Të shohësh tifozët kaq pranë është një adrenalinë më shumë. Besoj se kjo do ta shumëfishojë energjinë time në fushë, që më ka munguar së fundi”, tha mesfushori amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat