Çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Çiftet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:27
Kupa

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë treguar një kuadër pak a shumë të qartë të atij që do të jetë turi tjetër i turneut pasi mbeten të mësohen vetëm 2 emrat e fundit që plotësojnë tetëshen e skuadrave që vazhdojnë më tej në turne.

Ajo që bie në sy është se kanë dominuar skuadrat e Superiores, pasi luftën për trofeun nuk do ta vazhdojë asnjë nga ekipet e kategorive më poshtë të cilët janë eliminuar të gjitha.

Falë skemës së paracaktuar nga FSHF, në Grupin A rezulton që në çerekfinalen e turneut do të ndeshen Kastrioti me Tiranën.

Ndërsa në Grupin B, Egnatia do të rivalizojë me Laçin për një vend në katërshe.

Partizani pret të mësojë se kush është kundërshtari i çerekfinaleve nga Grupi A, në përfundim të sfidës së nesërme mes Vllaznisë dhe Bylisit.

Ndërsa në Grupin B, Kukësi është ai i cili do të shohë me shumë interes sfidën Teuta-Erzeni pasi aty do të dalë emri i çerekfinalistit që do të ketë përballë.

ÇEREKFINALET
GRUPI A

Kastrioti-Tirana
Vllaznia/Bylis-Partizani

GRUPI B

Egnatia-Laçi
Teuta/Erzeni-Kukësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat