Visoka jep dorëheqje nga Flamurtari

Futboll

Visoka jep dorëheqje nga Flamurtari

Nga: K.G.. Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:30
Megzon Visoka

Megzon Visoka jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Flamurtarit të Prishtinës.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuqezi, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.

“KF Flamurtari njofton se kryetrajneri i deri tanishëm Megzon Visoka ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.

Klubi e falënderon për punën e bërë deri më tani dhe njëkohësisht i uron shëndet e suksese në vazhdim.

Pas kësaj, klubi do të bëjë vlerësimet e nevojshme dhe në ditët në vazhdim do të njoftoheni për zhvillimet në këtë drejtim”, njofton KF Flamurtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat