Chelsea afër rinovimit me një “senator”

Futboll

Chelsea afër rinovimit me një “senator”

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Chelsea afër rinovimit me një “senator”

Chelsea kreu një merkato dimërore të çmendur, ky bien në sy blerjet e shtrenjta të Mykhaylo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Ndërkohë, drejtuesit po punojnë edhe në lidhje me rinovimet.

Thiago Silva po luan sezonin e tretë në “Stamford Bridge”. Pavarësisht 38 viteve mbi supe, braziliani vijon të jetë një garanci në qendër të mbrojtjes.

Lideri i prapavijës tregoi për ESPN se ndodhet në bisedime me drejtuesit në lidhje me rinovimin e kontratës që i përfundon në fundin e sezonit.

“Ne po flasim rreth rinovimit të kontratës, me siguri gjithçka do të ndodhë në ditët e ardhshme. Synimi im dhe i klubit është të vazhdojmë së bashku.

E di që Chelsea ka nevojë për mua në këto momente. Grupi i lojtarëve është i ri, unë mund të ndihmoj procesin e rindërtimit të klubit me përvojën time.

Jam i gatshëm të jap kontributin tim. E di që përgjegjësia ime është shumë e madhe”, u shpreh kapiteni i kombëtares braziliane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat