Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

Futboll

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:07
Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në më 6 shkurt (e hënë) do të organizojë seminarin për trajnerë të klubeve të Albi Mall Superligës dhe klubeve të Viva Fresh Ligës së Parë.

Seminari është njëditor dhe mbahet në selinë e FFK-së prej orës 10:00 deri në orën 16:00.

Ligjërues në këtë seminar do të jetë z. Astrit Maçi, i cili do të shtjellojë dy tema; Sistemet në lojen e futbollit dhe përgaditjen fizike gjatë fazës së garave.

Cilësia e ligjëruesit është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një specialist të përgatitjeve tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve dhe ish-drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF.

Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale përkatësisht përformancës së trajnerëve në nivel edhe më të lartë.

Pjesëmarrja e trajnerëve është obligative, derisa ata para fillimit të seminarit duhet të regjistrohen në regjistrin e prezencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat