Ky është lojtari i muajit janar në Premier Ligë

Futboll

Ky është lojtari i muajit janar në Premier Ligë

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Marcus Rashford

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është shpallur lojtari më i mirë i muajit janar në Premier Ligë.

Rashford e fitoi çmimin në fjalë edhe në muajin shtator të vitit të kaluar, dhe ka qenë vazhdimisht një lojtar kyç për United që nga ajo kohë, duke shënuar 18 gola dhe duke regjistruar tetë asistime në 31 ndeshje përgjatë gjithë garave këtë sezon.

Në janar, Rashford shënoi tre gola në katër ndeshje të Premier Ligës, të cilat ia siguruar çmimin e lojtarit të muajit për herë të dytë këtë sezon dhe për të tretën herë këtë sezon.

Ai e filloi muajin duke shënuar në fitoren 3:0 ndaj Bournemouthit, para se të shënonte golin e fitores ndaj Manchester Cityt.

Pasi nuk shënoi ndaj Crystal Palace, Rashford e mbylli muajin janar me një super gol në humbjen 3:2 ndaj Arsenalit, gol i cili ishte nominuar gjithashtu për golin më të mirë të muajit.

Rashford në garën për çmimin në fjalë mposhti lojtarët si Dan Burn (Newcastle United), Brennan Johnson (Nottingham Forest), Riyad Mahrez (Manchester City), Solly March (Brighton), David Raya (Brentford) dhe Bukayo Saka (Arsenal).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat