Manchester United “troket” sërish në “derën” e Barcelonës

Futboll

Manchester United “troket” sërish në “derën” e Barcelonës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:33
Frenkie de Jong

Lideri holandez i mesfushës së Barcelonës, Frenkie de Jong ishte një nga objektivat kryesorë të Manchester United verën e kaluar, por operacioni dështoi duke mërzitur jo pak teknikun ten Hag.

Mirëpo, “djajtë e kuq” janë rikthyer sërish në “derën” e Barcelonës, ku këtë herë kërkojnë t’i “rrëmbejnë” “blaugranave”, një nga talentet më të mëdha të sulmit.

Më konkretisht, bëhet fjalë për anësorin e sulmit të Barcelonës, Ansu Fati, një “operacion” ky, që do të jetë jo pak i vështirë, duke parë dhe konsideratën që klubi ka për 20-vjeçarin e talentuar.

Sipas asaj çka raportojnë mediat e huaja, United kërkon një sulmues të nivelit të lartë, me tregun e futbollistëve që ofron pak opsione dhe të gjithë janë shumë të shtrenjtë.

Mirëpo, agjenti i 20-vjeçarit, Jorge Mendes ka një marrëdhënie shumë të mirë më klubin dhe mund të bindë drejtuesit e Barcelonës, për një huazim me të drejtë blerje, duke parë dhe klauzolën 1 miliardë euro të lojtarit, e cila anullon çdo mundësi të “djajve të kuq”, për një blerje permanente.

Përballja në UEFA Europa League, më 16 shkurt mes Barcelonës dhe Manchester United shihet si një mundësi shumë e mirë për të filluar tratativa e këtij transferimi shumë të vështirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat