Berisha i mban sytë nga Turqia

Futboll

Berisha i mban sytë nga Turqia

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:56
Berisha

Etrit Berisha nuk ka më vend në radhët e Torinos dhe duhet të gjejë një sistemim të ri. Ideja e qartë e torinezëve për portierin shqiptar, vazhdon të jetë në fuqi edhe me mbylljen e merkatos së janarit në kampionatet kryesore europiane.

Sipas “Tuttosport”, klubi dëshiron të lirohet nga rroga e portierit të kombëtares shqiptare, i cili këtë sezon e ka kaluar plotësisht në stol ose në tribunë.

Ai përfiton 800 mijë euro në vit te torinezët dhe kontrata e tij vazhdon deri në qershorin e vitit 2024.

Në këtë situatë, Torino kërkon të shpëtojë nga kjo barrë ekonomike pasi nuk e cilëson portierin pjesë të planeve.

Të njëjta burime theksojnë se po shihet me intensitet tregu në kampionatin turk ku merkato është ende e hapur, për t’i gjetur një sistemim atje portierit i cili kërkon të aktivizohet.

Objektivi është që të sigurohet minimalisht një huazim e ndoshta një shitje përfundimtare e kartonit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat