Juve e pakënaqur me Pogban

Futboll

Juve e pakënaqur me Pogban

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:31
Pogba

Edhe pse tifozët bardh e zi e pritën ngrohtë gjatë verës, francezi nuk ka zbritur kurrë në fushë.

Pogba nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që kur dëmtimi i gjurit e la jashtë fushës për gjashtë muaj dhe gjithçka që ka bërë deri më tani është kthimi në stol si zëvendësues në humbjen e Juventusit në shtëpi me rezultat 2-0 nga Monza në fundjavë.

Tifozët e skuadrës shprehen të zhgënjyer me sjelljen e tij, duke e akuzuar se sillet si influencues për shkak të postimeve të shumta në rrjetet sociale, ndërsa për dëmtimin e tij nuk e ka përballuar mirë situatën.

Në veçanti, ai fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej një operacioni pasi qëllimi i tij ishte të merrte pjesë në Kupën e Botës dhe kur pranoi që shanset nuk ishin në anën e tij, kreu operacionin që e mbajti jashtë fushës për kohën më të gjatë.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërprerjes së kontratës në fund të sezonit ose shitjes së tij në një ligë si MLS në Shtetet e Bashkuara..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat