Berisha shënon në Gjermani dhe vlerësohet me notë të mirë

Futboll

Berisha shënon në Gjermani dhe vlerësohet me notë të mirë

Nga: K. G. Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Berisha feston

Futbollisti Mërgim Berisha është kreator i fitores së Augsburg-ut, me rezultat 1:0 ndaj Bayer Leverkusenit, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga I.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, si zakonisht, edhe kësaj radhe, ka vlerësuar me nota futbollistët. 

Berisha u vlerësua me notë 7.0, ndërsa Arne Engels i Augsburg-ut, është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9.

Mërgim Berisha ka realizuar në minutën e 55-të.

Bayer renditet në vend të nëntë me 24 pikë dhe Augsburg është i 13-ti me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat