Zbulohet arsyeja përse Isco nuk mund të luajë në MLS

Futboll

Zbulohet arsyeja përse Isco nuk mund të luajë në MLS

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:30
Isco

Isco Alarkon, pasi dështoi në minutën e fundit t’i bashkohej Union Berlinit, nuk humb kohë dhe është duke u fokusuar te synimi i tij i radhës.

Mesfushori andaluzian është ende pa skuadër dhe po përpiqet të gjejë një vend për të vazhduar futbollin.

Duket se ka një opsion specifik që po e josh: largimi drejt Shteteve të Bashkuara.

Mirëpo ka një pengesë “të lartë” për t’u kapërcyer: kufiri i lojtarëve të ekskluzivitetit që ka vendosur Liga.

Lojtarët e ekskluzivitetit kuptohen se janë ata që, për shkak të imazhit të tyre publik ose rëndësisë së tyre në skenën e futbollit, janë të përjashtuar nga respektimi i kufirit të pagave në MLS.

Çiçarito Hernández, Karlos Vela, Lorenzo Insinje ose Xherdan Shaqiri janë disa nga 62 lojtarët aktivë të ekskluzivitetit në ligën amerikane.

Problemi është se kuota për këta futbollistë është e kufizuar dhe aktualisht është e plotë. Rrethanë që pengon transferimin e Iscos në kampionatin e Amerikës së Veriut

Përballë kësaj pengese, ish-lojtari i Real Madridit dhe Seviljas ka dy opsione.

I pari, nënshkrimi i një kontratë të shkurtër me një klub deri në muajin qershor. Në këtë kuptim, ka interes nga Konjaspori në Turqi.

Opsioni i dytë, më pak i dëshirueshëm nga ana e lojtarit, do të ishte të priste pa ekip deri në verë me shpresën se do të lirohet një vend për një lojtar ekskluziviteti në MLS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat