Partizani transferon një tjetër sulmues

Futboll

Partizani transferon një tjetër sulmues

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Partizani transferon një tjetër sulmues

Partizani transferon një tjetër sulmues, Selmani i bashkohet “demave”

“Demat e kuq” kanë njoftuar se ka arritur zyrtarizimin me Remzifaik Selmani.

Sulmuesi është transferimi më i fundit i klubit kryeqytetas në këtë merkato të dimrit.

25-vjeçari nga Tetova bashkohet me të kuqtë pas aventurës në Hungari te ekipi Mezokovesd.

Në karrierën e tij, Selmani është aktivizuar edhe me hungarezët e Ujpeshtit, Shkëndijën e Tetovës, Renovën në Maqedonin e Veriut dhe Llapin në Kosovë.

Selmani ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me të kuqtë. Disa ditë më parë, Partizani zyrtarizoi sulmuesin 20-vjeçar Fabian Shahaj dhe sulmuesin tjetër, Christian Mba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat