Klinsmann: Po e shijoj krizën e Milanit dhe Juves

Futboll

Klinsmann: Po e shijoj krizën e Milanit dhe Juves

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:59
Klinsmann

Inter-Milan është një nga sfidat që Seria A eksporton në të gjithë botën.

Nga Kina në SHBA do të ketë qindra miliona shikues dhe mes tyre, nga Kalifornia, do të jetë edhe një që ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë e kësaj ndeshjeje me fanellën e Interit: Jurgen Klinsmann.

“Duhet ta fitosh derbin, sepse vlen shumë. Një ndeshje e veçantë për tifozët si unë, por edhe për lojtarët në fushë.

Në kohën time ishte Interi i tre gjermanëve kundër Milanit të holandezëve, – kujtoi Klinsmann. – Ishin ndeshje përrallore dhe të balancuara, por një përvojë unike dhe e mrekullueshme.

Tani jam në SHBA që nga viti 1998, por e ndjek gjithmonë futbollin Italian. Jam krenar për atë që po bën Interi”.

Fuqia e Interit – “Më pëlqen mënyra se si luan Interi, por në Serie A mendoj se është tepër vonë tani dhe se askush nuk mund ta ndalë Napolin. Shpresa ime është që mund të jetë një vit i veçantë në Champions League për zikaltrit. Mendoj se mund të bëjnë mirë, sepse skuadra është e jashtëzakonshme dhe tashmë ka treguar se mund të konkurrojë kundër të mëdhenjve në Evropë. Unë pres të paktën gjysmëfinalen e Champions-it, mendoj se Interi mund të arrijë atje. Pastaj nuk harroj Kupën e Italisë, e cila do të jetë më pak prestigjioze, por është ende një trofe”.

Problemet me skuadrat e vogla –

“Nuk e di pse Interi vuan më shumë kundër skuadrave të vogla, ndoshta është problem përqendrimi. Nëse doni të fitoni trofe, nuk mund t’i humbisni këto ndeshje.

Do të thoja se mësimet e nxjerra nga ky sezon janë tashmë mjaftueshëm”.

Për Milanin dhe Juventusin – “Si tifoz i Interit, unë e shijoj momentin e vështirë të Milanit dhe Juventusit, si çdo tifoz.

Sigurisht, kolapsi i Milanit është i pashpjegueshëm, sepse po bënte shumë mirë dhe askush nuk e priste që të humbeste kështu disa ndeshje dhe në mënyrë të keqe. Nuk e di se çfarë ka ndodhur atje”.

Titulli për Napolin – “Mendoj se është shumë vonë për të arritur Napolin, ky është viti i tij.

Fitimi i derbit kundër Milanit mbetet shumë i rëndësishëm dhe shpresoj se do ta arrijë Interi, por nuk mendoj se Napoli mund të rikuperohet më, me 13 pikë avanatazh në krye. Do të duhej diçka sensacionale.

Nga jashtë, Napoli duket si një grup shumë i fortë, me një trajner të jashtëzakonshëm dhe tifozë të zjarrtë. Por në futboll, kurrë mos thuaj kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat