Chelsea nuk heq dorë nga Leao

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga Leao

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Chelsea nuk heq dorë nga Leao

Pavarësisht deklaratave të plota të hapura nga avokati i tij, “tymi i bardhë” mes Leaos dhe Milanit për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024 është ende larg.

Ka dy pengesa kryesore për të kapërcyer: ulja e klauzolës së lirimit, e barabartë me 150 milionë euro, dhe pagesa e 18 milionëve gjobë te Sporting Lisbona, shumë me të cilën sulmuesi portugez u dënua bashkë me Lille.

Pikërisht në këtë aspekt të dytë, siç raporton “La Stampa”, Chelsea, që dominoi merkaton e dimrit me 326 milionë të investuara, ka dhënë garanci specifike.

Si nga rrethi i futbollistit (“shumë lajme të rreme për të, ai dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë”), ashtu edhe nga klubi kuqezi (“negociatat me Rafael Leao nuk janë ndërprerë”, rrëfimi gazetaresk i një acari të supozuar mes palëve është jo vetëm krejtësisht i pabazuar, por edhe i dëmshëm për klubin dhe lojtarin e tij.

Milani vazhdon, në fakt, dialogun me Leaon dhe përfaqësuesit e tij në një atmosferë të qetë dhe profesionale. Fërkimet dhe keqkuptimet mohohen, por vështirësitë janë të dukshme, ndaj marrëveshja nuk duket aktualisht në horizont.

Një operacion që është bërë edhe më i komplikuar nga fakti se që nga marsi i kaluar Leao ka qenë i lidhur me agjentin Ted Dimvula, por nuk e ka ndërprerë marrëdhënien me “mbretin” Jorge Mendes.

Ndërsa i pari vazhdon diskutimet me Milanin, ky i fundit ka në mendje një tjetër të ardhme për klientin e tij.

Agjenti i fuqishëm portugez, në fakt, mbetet skeptik për rinovimin me kuqezinjtë, si për ambiciet e klubit, aktualisht në krizë, ashtu edhe për kërkesat ekonomike ende të paplotësuara. Sepse përveç një rregullimi bujar të pagës (nga 1.5 në 6 milionë), agjentët e Leaos presin që Milani të paguajë të paktën një pjesë të gjobës prej 18 milionë euro te Sporting Lisbona.

Gjë që Chelsea është vënë në dispozicion për ta bërë këtë për disa javë. Dhe është pikërisht kjo zgjidhje, ajo e preferuara nga Mendes për të ardhmen e klinetit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat