Xhixha debuton si titullar me Qarabag

Futboll

Xhixha debuton si titullar me Qarabag

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:22
Xhixha debuton si titullar me Qarabag

Ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha debutoi si titullar me fanellën e Qarabag ditën e sotme, në duelin ndaj Kapaz, që përfundoi në barazim 1-1.

Karabag kaloi në avantazh në minutën e 24-t, me anë të Qurbanli, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Në fragmentin e dytë të lojës ishin vendasit ata që arritën të barazonin rezultatin në minutën e 49-të me anë të Isaiah.

Për sa i përket sulmuesit shqiptar, Xhixha qëndroi në fushë 58 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Zubir.

Kjo ishte ndeshja e dytë për ish-sulmuesin e Tiranës, me fanellën e Qarabag, teksa javën e kaluar u aktivizua nga stoli.

Me këtë barazim Karabag u ngjit në kuotën e 57 pikëve në 21 pikë, 8 më shumë se kryesuesit e Sabah Baku,  që ka dhe një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat