Flamurtari – Vushtrria, penalltitë vendimtare

Futboll

Flamurtari – Vushtrria, penalltitë vendimtare

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:47
Flamurtari – Vushtrria, penalltitë vendimtare

Vushtrria është skuadra e katërt çerekfinaliste në Kupën e Kosovës, pasi ka eliminuar Flamurtarin pas ekzekutimit të penalltive.

Kanë qenë 90 minuta të zjarrta me shumë raste të mira shënimi, por edhe me dy gola të realizuara.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultati e bardhë 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët gjetën golin e epërsisë, kur Taulant Avdyli kaloi Vushtrrinë në epërsi 0-1.

Por vendasit u rikthyen në lojë kur fituan penallti në minutën e 72-të.

I saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1-1 ishte Trim Islami.

Me rezultatin 1-1 u mbyllen 90 minutat e kohës së rregullt dhe dy skuadrat shkuan në kohën shtesë.

Edhe në kohën e rregullt nuk pati fitues dhe skuadra çerekfinale u mësua pas ekzekutimit të penalltive.

Pas ekzekutimit të penalltive ishte Vushtrria që kaloi tutje me rezultat 4-3..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat