Atalanta bën gabimin provokues në Twitter

Futboll

Atalanta bën gabimin provokues në Twitter

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 16:15
Atalanta

JuveSassuolontus-Atalanta. Një gabim në përshkrim, në faqen zyrtare të Twitterit nga ana e Atalantës, ka shkaktuar polemika në rrjetet sociale.

Klubi bergamask ka bërë një postim, me titullin 5 fakte për sfidën Sassuolo-Atalanta, por në vend të emrit Sassuolo, ka shkruar “JuveSassuolontus”.

Ndonëse te Atalanta e trajtuan si një gabim njerëzor dhe e korrigjuan shpejt, reagimi i tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale ishte shumë i ashpër.

Kjo pasi vazhdimisht Sassuolo është akuzuar se nuk impenjohet kur luan kundër Juves, ndaj në kampin bardhezi e kanë marrë si një provokim, atë gabim të punonjësve të rrjeteve sociale të Atalantës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat