Fitore e vështirë e Manchester Utd! Casemiro kap për fyti kundërshtarin 

Futboll

Fitore e vështirë e Manchester Utd! Casemiro kap për fyti kundërshtarin 

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 17:55
Rashford

Manchester Utd me vështirësi e ka mposhtur me rezultat 2:1 Crystal Palace-n, në takimin e javës së 22-të të Premier League. 

20 minutat e fundit Manchester Utd mbetet me një lojtar me pak, braziliani Casemiro u përjashtua direkt me karton të kuq. 

Mesfushori brazilian reagoi ashpër në një moment tensioni dhe kapi për fyti mbrojtësin anglez Will Hughes, por ky gjest i kushtoi shtrenjtë.

Për “Djajtë e kuq” shënuan Fernandes (7-nga penalltia), Rashford (62') dhe për Crystal Palacen Schlupp realizoi (76').

Manchester Utd renditet në vend të tretë me 42 pikë e Crystal Palace në të 12-tin me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat