Legjenda e Francës flet për Shqipërinë

Futboll

Legjenda e Francës flet për Shqipërinë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 18:14
Laçi e Karembeu

Christian Karembeu është një prej atyre futbollistëve që mbesin në kujtimet e tifozëve për shkak të suksesit dhe trofeve të fituara në karrierë.

Më parë me Realin e Madridit dhe me Kombëtaren e Francës, Karembeu ka arritur që të fitojë edhe Botërorin.

Ky ishte njeriu i deleguar nga UEFA për të ndjekur nga afër eventin që organizoi FSHF për më të mirët e këtij viti në futbollin shqiptar.

Në një intervistë me Altin Sulçen, Karembeu foli edhe për Shqipërinë. Në fakt, njihte jo pak sa i përket futbollistëve tonë. Sigurisht që kur bëhet fjalë për Francën, nuk kishte sesi të mos e njihte Lorik Canën.

Por Karembeu kishte parë më herët edhe Qazim Laçin te Olimpiakosi dhe ndeshjen e Shqipërinë në Europianin e Francës ndaj Zvicrës. Kur diskutohet për trajnerin Silvinjo ka vetëm përgëzime për zgjedhjen e bërë nga Shqipëria.

“UEFA më dërgoi në Shqipëri që ta përfaqësoj për ndarjen e çmimeve të lojtarëve më të mirë të vendit tuaj. Duhej të ishte dikush dhe më dërguan mua këtu. Eventi ishte i mrekullueshëm, organizimi më pëlqeu.

Është hera e parë që vi në Shqipëri. Unë kam shkuar gjithandej me Kombëtaren e Francës, por nuk kam ardhur ndonjëherë këtu. Më kanë folur për kombin shqiptar dhe Tiranën.

Kur isha në Francë, Lorik Cana ka qenë shumë i njohur.

Kam parë në Europianin e Francës ndeshje Zvicër-Shqipëri dhe ishte interesante pasi kishte lojtarë shqiptarë në të dy ekipet. Kam parë Sadikun, Muratin.

Kam parë edhe Qazim Lacin te Olimpiakosin kur u zhvillua si lojtar, se ishte shumë i ri atëherë.

Më pëlqen ai djalë se ka zemër dhe mendje në futboll. Armand Duka po punon me gjeneratën e re për të rritur futbollistët e së ardhmes.

Këtë e kemi bërë 40 vite më para në Francë, i kemi hedhur sytë nga akademia dhe sot kemi nxjerrë shumë lojtarë.

Investimet i japin frytet në vitet e ardhshme. E takova presidentin Duka dhe trajnerin Sylvinho.

Keni bërë mirë që i keni besuar këtij trajneri, ai di shumë nga futbolli dhe me idetë e tij do ta dërgojë Shqipërinë në Europian ose Botëror”, tha Karembeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat