Presidenti i Interit është në një problem të madh

Futboll

Presidenti i Interit është në një problem të madh

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:22
Presidenti i Interit është në një problem të madh

Vazhdojnë problemet për klubet italiane.

Pasi Juventusi u gjobit për keqpërdorim financiar dhe iu zbritën 15 pikë, tashmë Interi është në telashe të mëdha.

Mirëpo, në rastin e Interit nuk bëhet fjalë për klubin, por për presidentin e tij Steven Zhang, i cili madje kërcënohet me burgim për shkak të një borxhi prej 300 milionë eurosh që nuk e ka kthyer ende.

Edhe gjykata në Milano u ftua të merrte pjesë në këtë proces gjyqësor, i cili u nis nga kreditorët nga Hong Kongu, të cilët kërkojnë nga kinezët të gjitha pasuritë në emër të borxhit të cilat nuk janë problemet e vetme për presidentin e Interit, pasi tashmë gjykata në Hong Kong po e akuzon për dëshmi të rreme.

Seanca e parë do të mbahet më 8 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat