City “blindon” adoleshentin e talentuar

Futboll

City “blindon” adoleshentin e talentuar

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:50
City “blindon” adoleshentin e talentuar

Rico Lewis është rritur në akademinë e Manchester City, ndërkohë që në verën e kaluar kaloi tek ekipi i parë.

18-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë, Pep Guardiola e vlerëson shumë dhe këtë sezon numëron 14 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë, prej kohësh bisedojnë me agjentin e Lewis në lidhje me rinovimin e kontratës.

Shtypi anglez shkruan se adoleshentin e talentuar e pret një kontratë deri në vitin 2028, me opsionin për një tjetër vit.

Paga sezonale e Lewis pritet të mbërrijë në shifrën 5 milionë euro. Tani pritet vetëm zyrtarizimi i akordit të rinovimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat