Spikat derbi Inter - Milan! Barcelona kërkon fitoren e radhës

Futboll

Spikat derbi Inter - Milan! Barcelona kërkon fitoren e radhës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:19
Spikat derbi Inter - Milan!

Ligat më të forta evropiane vazhdojnë sot me disa duele tejet interesante.

Inter-Milan padyshim së është kryendeshja e këtij vikendi në futbollin evropian.

Dy rivalët e përbetuar italiane do të sprovojnë forcat në ‘San Siro’, në një ndeshje që parashikohet të jetë e zjarrtë. Rivaliteti që ekziston mes këtyre dy skuadrave më nam jo vetëm në Itali, dhe rëndësia e pikëve nga kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje të madhe.

Interi aktualisht është e dyta në tabelën e Serisë A me 40 pikë të tubuara, dy më shumë së Milani që ndodhet në vendin e pestë.

Derbi mes ‘Nerazurëve’ dhe ‘Rossonerëve’ nis në orën 20:45.

Duele interesante priten të luhen edhe në Premier League, ku veçohet përballja mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo që nis në orën 17:30.

Ndeshjet e La Ligës sot nisin me sfidën Mallorca-Real Madrid, e cila nis në orën 14:00. Mallorca e Vedat Murqit përballet me ‘Los Blancos’ në një ndeshje ku kampionët në fuqi të Spanjës, llogaritën favorit, edhe pse Mallorca jo rrallëherë di t’i befasojë edhe skuadrat e mëdha siç është Reali.

Ndërkaq, Barcelona në ‘Camp Nou’ kërkon fitoren e radhës kundër Sevillas, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.

Sfida joshëse pritet të sjellë edhe Bundesliga gjermane, ku spikat përballja Wolfsburg-Bayern Munich, takim ky që nis në orën 17:30.

Marseille-Nice është ndeshje kryesore në Ligue 1.

Marseille në duel me Nice hyn me objektivin e fitores në mënyrë që të mbetet akoma në garë për kreun e tabelës pasi që ndodhet në vendin e dytë me 46 pikë, tetë me pak se lideri i tabelës, PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat