Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U21

Futboll

Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U21

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Zbardhet kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U21

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës, e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u përcaktua edhe kalendari i ndeshjeve.

Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi, do ta nisë fushatën e saj në transfertë ndaj Armenisë (8 shtator) dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë (15 tetor 2024), brenda në shtëpi.

Në muajin mars dhe qershor, brenda datave zyrtare, kuqezinjtë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese.

Objektivi i madh është kualifikimi, ashtu siç deklaroi trajneri Bushi një ditë më parë në konferencën për shtypin. Në shtator 21 vjeçarët do të luajnë dy ndeshje, në Yerevan përballë Armenisë (8 shtator) për t’u kthyer në shtëpi 4 ditë më vonë ku do të presin Rumaninë.

Një muaj më pas, skuadra e Bushit do të udhëtojë në Finlandë (13 tetor) për t’u rikthyer në shtëpi ndaj Malit të Zi (17 tetor). Viti 2023 do të mbyllet me dy ndeshje në muajin nëntor: dy transferta të forta ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi (17 dhe 21 nëntor).

Viti 2024 do të fillojë me marsin, ku kuqezinjtë kanë dy ndeshje në shtëpi, ndaj Finlandës (22) dhe Zvicrës (26). Dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese do të jenë ato ndaj Zvicrës në transfertë (6 shtator) dhe Armenisë (15 tetor).

Eliminatoret e EURO 2025, mosha U-21
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupin E

08/09/2023: Armeni-Shqipëri

12/09/2023: Shqipëri-Rumani

13/10/2023: Finlandë-Shqipëri
17/10/2023: Shqipëri-Mali i Zi

17/11/2023: Rumani-Shqipëri
21/11/2023: Mali i Zi-Shqipëri
22/03/2024: Shqipëri-Finland
26/03/2024: Shqipëri-Zvicër
06/09/2024: Zvicër-Shqipëri
15/10/2024: Shqipëri-Armeni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat