Paçarada titullar, St. Pauli fiton tre pikë të qetësisë

Futboll

Paçarada titullar, St. Pauli fiton tre pikë të qetësisë

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:29
Paçarada

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, si zakonisht titullar, kontribon në fitoren e St. Paulit, me rezultat 2:0 ndaj Hannover 96.

Tre pikë të mëdha dhe të qetësisë në një farë mënyre për skuadrën nga Hamburgu.

Mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 61-të, Neumann u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, për çka ishte një përparësi dukshme numerike për St. Paulin. 

Golat i realizuan Daschner (17') dhe Metcalfe (27').

Betim Fazliji u aktivizua në fund të takimit në radhët e St. Paulit.

kHannover zë vendin e shtatë me 28 pikë, ka pesë më shumë se St. Pauli që renditet në të nëntin pas 19 jave në Bundesliga II. 

Futbollisti i St. Paulit, Manolis Saliakas, u vlerësua me notën 8.1 nga faqja për statistika “Sofascore”, ndërsa Paçarada me 7.5, ndër më të mirët e kësaj sfide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat