Ndalet në barazim edhe Lushnja

Futboll

Ndalet në barazim edhe Lushnja

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:16
Ndalet në barazim edhe Lushnja

Java e 14-të në Kategorinë e Parë rezervoi një barazim spektakolar mes Tomorit vendas dhe Besës së Kavajës.

90-minutat e zhvilluara në Berat u mbyllën me shifrat 3-3 në disa raste pati përmbysje rezultati, por që në fund asnjë prej dy skuadrave nuk doli me pikët e plota.

Ndeshja u zbhllokua shumë shpejt, teksa në minutën e dytë ishte Ismailaj që shënoi për vendasit, megjithatë reagimi ishte i menjëhershëm nga miqtë që barazuan vetëm një minutë më pas me Ntephe.

Pas këtyre dy golave të shpejtë, sfida u qetësua derisa në të 23-tën, Shaqe kaloi sërish në avantazh Tomorin.

Pjesa e parë u mbyll në favor të beratasve me shifrat 2-1, ndërsa në të dytën, barazoi Veriu.

Tetë minuta para fundit, Besa kaloi për herë të parë në avantazh me anë të Onuh.

Por, një karton i kuq i ish-lojtarit të Tiranës, Enes Kuka duket se penalizoi verdhezinjtë që e pësuan në minutën e 87-të nga Hida. 

Kështu, rezultati u fiksua në shifrat 3-3 teksa pas këtij barazimi, Tomori renditet në vendin e tetë me 18 pikë, ndërsa Besa në vendin e pestë me 20 pikë. Në ndeshjet e tjera, Besëlidhja fitoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Turbinës.

Golin vendimtar e realizoi Hepaj në minutën e 15-të të pjesës së parë teksa pas këtij trepikëshi, lezhjanët renditen në vend të 11-të me 13 pikë, ndërsa Turbina mbetet e fundit me 11 pikë.

Ndërkohë, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 edhe sfida mes Burrelit dhe Lushnjes. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Kurbneshit në minutën e 54-të, ndërsa më pas barazoi Samake në minutën e 64-të.

Pas kësaj ndeshje, Burreli mban vendin e 10-të me 15 pikë ndërsa Lushnja është në vendin e 12-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat