Vojvoda me Torinon e mposhtin Udinesen

Futboll

Vojvoda me Torinon e mposhtin Udinesen

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:58
Torino

Skuadra e Torinos ka arritur tre pikë të rëndësishme në luftë për plasman sa më të lartë në Serie A. 

Torinezët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Udineses, në takimin e javës së 21-të.

Futbollisti Karamoh vulosi fatin e ndeshjes, duke shënuar në minutën e 49-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit nga minuta e parë dhe i gëzohet trepikëshit të madh.

Torino renditet në vend të shtatë me 30 pikë, ka një më shumë se Udinese që gjendet një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat