Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Mund të vdes në çdo moment 

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Mund të vdes në çdo moment 

Nga: K. Goca Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:36
Mirosllav Çiro Blazheviq

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti i vjen datëlindja (me 10 shkurt mbush 88 vite), kështu që të paktën për një kohë do t'i harrojë të gjitha shqetësimet.

Ish trajneri i famshëm i klubit të futbollit Prishtina në vitin 1985, po kalon momente shumë të vështira.

“Jam shumë i sëmurë...

Është shumë e vështirë për mua.

Kjo sëmundje e ndyrë më ka përfshirë.

Po mundohem, po vuaj. Kam shumë dhimbje, kaq”, - tha Çiro për “story.hr”.

“Kanceri u përhap në të gjitha kockat e mia, dhe në vendin më të keq dhe më të rrezikshëm, mëlçinë.

Dhe po shkatërron gjithçka ngadalë.

Mund të vdes në çdo moment”, tha Çiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat