San Siro i gjithi i shitur në derbi

Futboll

San Siro i gjithi i shitur në derbi

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:47
San Siro i gjithi i shitur në derbi

Derbi i 235-të i Milanit në histori do të luhet të sonte në mbrëmje në një San Siro të shitur plotesisht (duke ditur se ne fakt se 3 mije vende jane te bllokuara prej kohesh per shkak te amortizimit te impiantit).

Në mënyrë të detajuar, në fakt arkëtimi bruto do të jetë rreth 5.75 milionë euro duke marrë parasysh tarifën e abonimit dhe shërbimet e mikpritjes, edhe nëse ka ende një mundësi për të arritur edhe 5.8 milionë euro.

Ky do të jetë arketimi i dytë më i lartë në historinë e Interit në Serinë A: 6.6 milionë euro solli ndeshja mes Interit dhe Juventusit në tetor 2019.

Ndërsa ndeshja e sotme do të kalojë derbin e fundit të luajtur nga Inter me kapacitet 100%, pra ndeshjen e 9 shkurtit 2020 (disa ditë para shpërthimit të pandemisë së lidhur me Covid-in) në të cilën të ardhurat arritën në 5.6 milionë euro…

Megjithatë, duhet të mbahet mend se, krahasuar me sezonet e mëparshme, kapaciteti i San Siros është ulur: ndërmjet viteve 2010 dhe 2020 kapaciteti maksimal i stadiumit ishte 78,275 vende, (26,329 në nivelin e parë, 32,401 në nivelin e dytë dhe 19,545 në nivelin e tretë)

Ndërsa tani – dhe deri në fund të sezonit aktual – Interi dhe Milani do të duhet të “mbushin” pak më shumë se 75,000 vende, rreth 2,500 më pak se kapaciteti i mëparshëm pas mbylljes së disa sektorëve të nivelit të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat