Vedat Muriqi befason: Kjo është shtëpia jonë

Futboll

Vedat Muriqi befason: Kjo është shtëpia jonë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 22:32
Vedat Muriqi

Mallorca bëri befasi sot në La Liga, pasi mposhti Real Madridin në kuadër të javës së 20-të.

Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal 1:0, teksa u vendos nga një autogol i Nachos, në minutën e 13-të.

Vedat Muriqi regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme, teksa u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.

Ai ishte i përfshirë te goli i fitores.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës ka bërë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

“Kjo është shtëpia jonë! Këtu zbatohen rregullat tona”, shkroi 28-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat