Sulmohet fizikisht Faruk Statovci

Futboll

Sulmohet fizikisht Faruk Statovci

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 08:57
Faruk Statovci

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Në sulmin i cili ka ndodhur menjëherë pas emisionit Kampionët, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë është trajtuar në QKUK.

Gjendja e tij është stabile.

Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

Sulmi ndaj Statovcit ngjau nga dy persona të maskuar të cilët së bashku e kanë goditur për disa minuta në trup dhe në kokë.

Nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit.

Pak çaste më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe futbollisti Dren Gashi i cili e ka ndihmuar Statovcin, për ta lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat