Qose prezantohet te skuadra sllovake

Futboll

Qose prezantohet te skuadra sllovake

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:00
Qose

Kristi Qose, me skuadër të re.

Mesfushori 27-vjeçar, i cili numëron tri ndeshje me Kombëtaren Shqiptare, është zyrtarizuar te skuadra sllovake, Zemplín Michalovce.

Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim te kjo skuadër, pasi ka qenë pjesë e saj para thuajse gjashtë vitesh në formë huazimi nga PAOK-u i Selanikut.

“I lindur në qytetit të Bilishtit, u rrit duke luajtur futboll në klubet e Selanikut PAOK dhe Iraklis, prej nga mbërriti në Michaloviec për herë të parë në verën e vitit 2016.

Gjatë huazimit të tij njëvjeçar, ai luajti 25 ndeshje për skuadrën verdheblu dhe ishte shtylla kryesore e skuadrës. Më pas ai u transferua te Ružomberok, ku qëndroi deri në dimrin e vitit 2020.

Që atëherë, ai luajti për fqinjët tanë perëndimorë në Republikën Çeke, fillimisht në Karvina (deri në verën e 2022) dhe më pas për pak kohë në Pilsen”, bëhet e ditur nga skuadra sllovake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat