E konfirmon vetë legjenda braziliane

Futboll

E konfirmon vetë legjenda braziliane

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:32
E konfirmon vetë legjenda braziliane

Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), djali i legjendarit Ronaldinho Gaúcho, ka qenë në një periudhë prove te Barcelona që nga fillimi i janarit.

17-vjeçari, i cili së fundmi ka ndërprerë kontratën me klubin brazilian Cruzeiro, luan si sulmues, ka pasaportë spanjolle dhe përfaqësohet nga xhaxhai i tij, Roberto de Assis.

Në një bisedë në RAC-1, Ronaldinho e bëri fakt të kryer nënshkrimin e djalit të tij Joao Medes (22-2-2005) për Barcelonën.

“Unë nuk jam kurrë jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, e marr Barcelonën me vete.

Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm këtu”, ka rrëfyer Ronaldinho në programin “Tu Diràs”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat