Partizani në krizë rezultatesh

Futboll

Partizani në krizë rezultatesh

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:49
Partizani në krizë rezultatesh

Partizani po kalon një moment të vështirë, duke lëshuar shumë terren në luftën për titull.

Demat tani e shohin veten 6 pikë më pak se Tirana kryesuese, ndërsa më shumë shqetëson paraqitja e skuadrës në fushën e lojës.

Të kuqtë nuk kanë fituar asnjë nga pesë ndeshjet që kanë zhvilluar në kampionat në vitin 2023.

Dy fitoret me Korabin në Kupën e Shqipërisë janë shumë pak për Partizanin, që regjistroi dy fitore në shifrat 1-3 dhe 3-0 ndaj një rivali që milion një kategori më poshtë.

Vetëm 2 barazime e tri humbje kanë regjistruar të kuqtë në pesë ndeshjet e fundit, çka i ka turbulluar ujërat në kampin e kuq.

Largimi i kapitenit Eneo Bitri, fantazistit Arinaldo Rrapaj dhe sulmuesit Xhuljano Skuka natyrisht që ka prishur disi ekuilibrat në skuadër, pasi bëhet fjalë për tre lojtarë që kanë qenë shtyllat e skuadrës në pjesën e parë të sezonit.

Partizani aktualisht gjendet në kuotën e 31 pikëve, teksa ka shënuar 24 gola e ka pësuar po 24 gola

Skuadra e kuqe do të kërkojë që të  bëjë kthesën duke nisur nga ndeshja e radhës me Bylisin, ndërsa më pas do të ketë takimin me Erzenin, para se të presë në shtëpi Kukësin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat