Caktohet orari për ndeshjen e mbetur të Arsenalit ndaj Evertonit

Futboll

Caktohet orari për ndeshjen e mbetur të Arsenalit ndaj Evertonit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:30
Caktohet orari për ndeshjen e mbetur

Arsenali ka konfirmuar se ndeshja e mbetur kundër Evertonit do të zhvillohet më 1 mars.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet nga ora 20:45, në “Emirates Stadium”.

Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohej në shtator të vitit të kaluar, por u shty shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Evertonit i takon javës së shtatë në Premierligë.

Këto dy skuadra e zhvilluan ndeshjen e parë për këtë sezon më 4 shkurt, teksa “Toffees” triumfoi me rezultatin 1:0.

Tani për tani, Arsenali prin në tabelë me 50 pikë të grumbulluara pas 20 ndeshjeve të zhvilluara.

Evertoni, që ka zhvilluar 21 ndeshje deri më tani, ndodhet në pozitën e 18-të me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat