I jepet lamtumira e fundit trajnerit të Kosovës

Futboll

I jepet lamtumira e fundit trajnerit të Kosovës

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:46
Pamje nga varrimi

Nebih Zeneli (64 vjeç), trajner i mirënjohur, që jetonte e vepronte në Slloveni, sot iu dha lamtumira e fundit për banesën e fundit.

Zeneli ka ndërruar jetë të enjten që e lamë pas, ndërsa sot u varros në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. 

“Sot, në varrezat e fshatit Dobërllukë të komunës së Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit mikut dhe trajnerit të mirënjohur të futbollit me qëndrim dhe veprim në Slloveni, Nebih Zenelit.

Prehu në paqe në vendlindjen tënde, në atdheun tënd të dashur Kosovë! I përjetshëm kujtimi dhe vepra,

Zoti të shpërbleftë me parajsë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, trajneri Fetah Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat