Belgjika zyrtarizon pasuesin e Roberto Martinezit

Futboll

Belgjika zyrtarizon pasuesin e Roberto Martinezit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:36
Domenico Tedesco

Domenico Tedesco është emëruar trajner i kombëtares së Belgjikës, pozicion që mbahej nga Roberto Martinez, i cili ka marrë prej disa javësh detyrën e përzgjedhësit të Portugalisë.

37-vjeçari italian, i cili më parë ka drejtuar Schalke 04, Spartakun e Moskë dhe Leipzigun, ka nënshkruar marrëveshje deri në përfundim të Kampionatit Evropian, vitin e ardhshëm, në Gjermani.

Martinez, i cili udhëhoqi Belgjikën deri në vendin e tretë në Kupën e Botës 2018, ishte në krye të ekipit për gjashtë vjet.

Ai dha dorëheqjen pasi “Djajtë e Kuq” nuk arritën të përparonin në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022, në Katar.

Largimi i Martinezit përkoi me fundin e epokës së të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë” e Belgjikës, me emra të mëdhenj si Kevin De Bruyne, Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Dries Mertens.

Detyra kryesore e Tesdesco do të jetë rindërtimi i skuadrës përpara Kampionatit Evropian. Belgjika e nis fushatën e saj kualifikuese për Euro 2024 më 24 mars kundër Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat