Napoli për Champions, luan edhe më mirë se Reali

Futboll

Napoli për Champions, luan edhe më mirë se Reali

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Spalletti

Përveç “Scudetto”-s, një objektiv konkret që Napoli do ta arrijë ndeshje pas ndeshje, ëndrra tjetër është Liga e Kampionëve, kompeticion në të cilin kryesuesit e Serie A kanë treguar tashmë se dinë të kënaqen, duke kujtuar fitoret historike ndaj Liverpool-it dhe Ajax.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zibì Boniek, në analizën e tij në kuadër të 1/8 finale të Champions-it, foli pikërisht për forcën e skuadrës së drejtuar nga Spalletti:

“Unë e shoh shumë mirë një skuadër si Napoli edhe në Kupat e Evropës, por kini parasysh se Eintracht është rival i fortë. Napoli, nëse mund të luajë gjithmonë kështu, mund të bëjë shumë mirë.

Epo, – vijon Boniek, – jo vetëm për të kaluar raundin e radhës dhe për të arritur në çerekfinale, por për të shkuar më tej, deri në objektivin e madh. Pse nuk duhet të ëndërrojë ta fitojë Champions League? Për mendimin tim, Napoli luan edhe më mirë se Real Madridi.

Ndeshjet i fiton duke dominuar në mbrojtje dhe kundërsulm. Dy qendërmbrojtësit janë shumë të fortë”.

Ndërkohë, po shkohet drejt ndeshjet jashtë fushe në Frankfurt. Napoli do të shoqërohet nga pasioni i qindra tifozëve. Biletat për sektorin e mysafirëve u shitën në më pak se 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat