Nxënësi i Khabib në provën e së vërtetës

Futboll

Nxënësi i Khabib në provën e së vërtetës

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 12:26
Nxënësi i Khabib në provën e së vërtetës

Këtë fundjavë (12 shkurt), në Perth të Australisë do të zhvillohet eventi UFC-284 në artet marciale mikse.

Një event që pritet më shumë interes, pasi do të zhvillohet dueli i madh për titullin e peshës së lehtë mes kampionit të botës së kësaj peshe, rusit Islam Makhachev dhe australianit Alexander Volkanovski.

Edhe Volkanovski është kampion bote, por në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg), ndërsa rusi mban titullin në një peshë më të madhe, atë të lehtë (pesha 70kg).

Makhachev është nxënësi i ish-kampionit të botës Khabib Nurmagomedov, por nuk dihet nëse ky i fundit do të udhëtojë për në Australi.

Makhachev është i pamposhtur në karrierën e tij (12 fitore e 0 humbje), ndësa Volkanovski numëron 25 fitore e 1 humbje në kafaz.

Ndaj, parashikohet një sfidë shumë e fortë dhe emocionuese, pasi do të përballen mes tyre dy nga luftëtarët më në formë aktualisht në MMA.

Sfida do të zhvillohet në shtëpinë e australianit, që do të ketë edhe mbështetjen e fansave.

Kjo e rrit presionin te Makhachev, që për herë të parë do të mbrojë titullin kampion bote në karrierën e tij, titull që e fitoi në tetor të vitit të kaluar (UFC-280). Ndërsa dueli i fundit i Volkanovski daton në gusht të vitit të kaluar (UFC-276).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat